“Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Ameshi, e ky e ka dëgjuar Muxhahidin, e këtij i ka treguar Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë dy varreve dhe tha: “Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre) . Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj kërkoi një degë të njomë, e ndau në dysh dhe nguli në secilin varr nga një pjesë. Më pas tha: “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për sa kohë që degët nuk thahen.””