“Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky e ka dëgjuar Ibn Munkedirin, e ky e ka dëgjuar Urve ibn Zubejrin se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë një burrë i kërkoi leje Pejgamberit ﷺ për të hyrë. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Lëreni të hyjë! Mjerë fisi për këtë vëlla, mjerë fisi për këtë bir!” Por, kur ai hyri brenda, Pejgamberi ﷺ e zbuti të folurit me të. I thashë: “O i Dërguari i Allahut, ti the për të atë që the, pastaj e zbute të folurit me të!” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Oj Aishe! Me të vërtetë, njerëzit më të këqij janë ata të cilët i kanë braktisur njerëzit”, - ose ka thënë: “i kanë lënë, - si pasojë e ruajtjes nga e keqja e tyre.””