“Ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Abide ibn Humejd Ebu Abdurrahmani, e ky nga Mensuri, e ky nga Muxhahidi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ kaloi pranë një kopshti në Medinë dhe dëgjoi zërin e dy personave që po dënoheshin në varret e tyre, e në atë rast tha: “Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre) . Përkundrazi, ai është një mëkat i madh. Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj kërkoi një degë të njomë, e çau në dysh, njërën e vendosi te varri i të parit, kurse tjetrën te varri tjetër. Më pas tha: “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për aq kohë sa degët nuk thahen .””