“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Salimi se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se, pasi që i Dërguari i Allahut ﷺ përmendi atë që përmendi për izarin (lëshimin zvarrë të tij), Ebu Bekri i tha: “O i Dërguari i Allahut, njëra anë e rrobës sime lëshohet?” Ai ﷺ tha: “Ti nuk je prej tyre.””