“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kohë të gjatë Pejgamberit ﷺ po i përfytyrohej se flinte me gratë e tij, gjë që në realitet nuk e bënte. Një ditë prej ditësh më tha: “Oj Aishe! Allahu i Lartësuar më dha përgjigje për një çështje që e kam lutur. Më erdhën dy burra: njëri u ul te këmbët e mia, kurse tjetri te koka, e në atë rast ai që ishte te këmbët i tha atij që ishte te koka: - Çfarë ka ky burrë? - I është bërë sihër, - tha tjetri. - Kush i ka bërë sihër? - pyeti i pari. - Lebid ibn Asami, - tha ai. - Në çfarë? - Në krehër me flokë dhe thek hurme, nën një rrasë guri që qëndron në fundin e pusit Dhervan, - tha tjetri.” Aishja vazhdon: “Pastaj Pejgamberi ﷺ erdhi dhe tha: “Ky është ai pusi që më ishte shfaqur. Frutat e asaj hurme (afër pusit) dukeshin si koka shejtanësh, kurse uji i tij kishte marrë ngjyrë të kuqërremtë.” Pejgamberi ﷺ urdhëroi që të nxirret. Aishja thotë: “E pyeta: “O i Dërguari i Allahut, a e prishe sihrin me rukje?” Ai tha: “Meqë Allahu më shëroi mua, nuk më pëlqen t'ua kujtoj njerëzve të keqen.” Ajo tha: “Lebid ibn Asami ishte një burrë nga fisi Zurejk, aleat i hebrenjve.””