“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga i biri i vëllait të Ibn Shihabit, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Gjithë umetit tim do t'u falen mëkatet, përveç atyre që i shfaqin. Në të vërtetë, zbulim i mëkateve është kur dikush bën një mëkat natën, pastaj, edhe pse Allahu ia ka mbuluar atë, kur gdhin, thotë: “O filan! Mbrëmë kam bërë kështu e ashtu.” Ka rënë në gjumë me mëkate të mbuluara nga Zoti i tij, por, kur zgjohet, e zbulon vetë mbulesën që ia kishte vënë Allahu.””