“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Katadja se Safvan ibn Muhrizi tregon: “Një burrë e pyeti Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): - Çfarë ke dëgjuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ për çastet kur Allahu i flet në vetmi robit (Ditën e Gjykimit)? Tha: “Kur ndonjëri prej jush t'i jetë afruar Zotit të vet, Ai do t'ia vendosë sipër Mbulesën e Tij dhe do t'i thotë: - A ke vepruar kështu e kështu? - Po, - thotë. - A ke vepruar kështu e kështu? - i thotë Allahu. - Po, - thotë ai. Pastaj, Allahu e bën që t'i pranojë të gjitha mëkatet dhe i thotë: “T'i kam mbuluar në dynja e sot po t'i fal që të gjitha.””