“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e këtij i ka treguar Mabed ibn Halid Kajsiu se Harithe ibn Vehb Huzaiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “A doni t'ju tregoj për banorët e Xhenetit...? Çdo i dobët e modest, i cili, sikur të betohej në Allahun për diçka, Allahu do t'ia çonte në vend betimin. A doni t'ju tregoj për banorët e Zjarrit...? Çdo i vrazhdë, arrogant dhe mendjemadh.””