“Muhamed ibn Isai na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kishte raste kur ndonjë gocë e vogël nga robëreshat e Medinës e kapte për dore të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe vente me të kudo që ajo dëshironte.””