“Hiban ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Rifa Kuradhiu e shkurorëzoi gruan e tij përfundimisht, me të cilën pastaj u martua Abdurrahman ibn Zubejri. Një ditë, ajo vajti te Pejgamberi ﷺ për t'u ankuar dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Kam qenë e martuar me Rifain, por ai më shkurorëzoi tri herë, më pas u martova me Abdurrahman ibn Zubejrin. Për Allahun, o i Dërguari i Allahut, ai e ka (organin) sa kjo, - dhe kapi me dorë një cep të rrobës së saj.” Ebu Bekri ishte i ulur te Pejgamberi ﷺ, ndërsa Ibn Seid ibn Asi, i cili po priste në derë t'i jepej leje për të hyrë, filloi të thërrasë: “O Ebu Bekër! O Ebu Bekër! A nuk po e qorton këtë grua për këto fjalë që i flet haptas para të Dërguarit të Allahut ﷺ pa ngurrim?” Ndërkaq, i Dërguari i Allahut ﷺ vetëm buzëqeshte, pastaj i tha: “Dëshiron të kthehesh te Rifai? Jo, pa i shijuar ti marrëdhëniet intime me të (Abdurrahmanin) dhe pa i shijuar ai me ty.””