“Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e ky nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdulhamid ibn Abdurrahman ibn Zejd ibn Hatabi, e ky nga Muhamed ibn Sadi se babai i tij Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa disa gra kurejshe po e pyesnin të Dërguarin e Allahut ﷺ për diçka dhe po e tepronin duke i ngritur zërat mbi zërin e tij, Omeri kërkoi leje për të hyrë. Me të dëgjuar Omerin, ato nxituan për të kaluar në pjesën pas perdes dhe Pejgamberi ﷺ i dha leje Omerit për të hyrë. E, kur u fut brenda, pa se Pejgamberi ﷺ po qeshte.” Omeri i tha: “Allahu të bëftë gjithnjë të qeshur, o i Dërguari i Allahut! Kurban t'u bëfsha me babë e nënë!” Pejgamberi ﷺ i tha: “U habita me këto të pranishmet: kur dëgjuan zërin tënd, nxituan për të kaluar në pjesën pas perdes.” Omeri i tha: “Ama, ti, o i Dërguari i Allahut, je më meritor që të kenë frikërespekt për ty! Pastaj u ngrit dhe tha: “Oj armiket e vetvetes, po keni frikërespekt për mua, kurse për të Dërguarin e Allahut ﷺ jo?!” Ato i thanë: “Po, se ti je më nevrik dhe më i vrazhdë se i Dërguari i Allahut ﷺ.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Të lumtë, o Ibn Hatab! Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se, sa herë që shejtani has në ty në ndonjë rrugë, detyrohet të ndjekë një rrugë tjetër.””