“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Ebu Abasi se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ndodhej në Taif, tha: “Nesër do të largohemi, në dashtë Allahu!” Disa shokë të të Dërguarit të Allahut ﷺ thanë: “Nuk lëvizim pa e çliruar!” Atëherë Pejgamberi ﷺ u tha: “Sulmoni në mëngjes, pra!” Kështu, ata sulmuan në mëngjes, por armiku reagoi ashpër, andaj u rrit numri i të plagosurve. Në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Do të largohemi nesër, në dashtë Allahu!” Ata heshtën, gjë që e bëri të Dërguarin e Allahut ﷺ të qeshë.” Humejdiu ka thënë: “Sufjani na ka njoftuar për tërë këtë.””