“Musai na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, një njeri erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Jam shkatërruar! Kam bërë marrëdhënie intime me gruan time në Ramazan (duke qenë agjërueshëm).” - “Liro një rob”, - i tha Pejgamberi ﷺ. - Nuk kam, - tha ai. - “Atëherë, agjëro dy muaj rresht.” - Nuk kam mundësi, - tha ai. - “E po, ushqeji gjashtëdhjetë të varfër.” - Nuk kam me se, - tha ai. Ndërkohë, dikush i solli Pejgamberit ﷺ një shportë me hurma, e në atë rast tha: “Ku mbeti pyetësi? Merre këtë dhe jepe lëmoshë.” - T'ia jap ndonjë më të varfri se unë?! Betohem në Allahun se, mes dy pllajave (të Medinës) nuk ka shtëpi më të varfër se familja ime, - tha ai. Pejgamberi ﷺ qeshi, saqë iu dukën dhëmballët, pastaj tha: “Atëherë merreni ju!””