“Abdulaziz ibn Abdullah Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talha se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po ecja me të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili kishte vënë sipër një pelerinë nexhrane me skaje të vrazhda, një beduin e tërhoqi fort për rrobe. Shikova në supin e Pejgamberit ﷺ dhe pashë se skajet e pelerinës i kishin lënë shenja, si pasojë e tërheqjes së vrullshme.” Beduini tha: “O Muhamed! Më ndaj një hise nga pasuria e Allahut që ndodhet te ti!” Pejgamberi ﷺ u kthye nga ai dhe qeshi, pastaj urdhëroi t'i jepej diçka.””