“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, gjatë një udhëtimi, e pa Omer ibn Hatabin duke u betuar në babanë e vet. I Dërguari i Allahut ﷺ i thirri (sahabët) dhe u tha: “Vini re! Allahu ju ndalon që të betoheni në baballarët tuaj. Ai që medoemos duhet të betohet, le të betohet në Allahun, ose le të heshtë!””