“Jesera ibn Safvani na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë, ndërkohë që në shtëpi kisha vendosur një perde me vizatime (të gjallesave).” Pejgamberi ﷺ u skuq në fytyrë, e hoqi dhe e shqeu atë, e në atë rast tha: “Ndër njerëzit me dënimin më të rëndë Ditën e Kiametit janë ata që pikturojnë vizatime të tilla.””