“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi, e këtij i ka treguar Kajs ibn Ebu Hazimi se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri vajti te Pejgamberi ﷺ e i tha: “Unë nuk po dal për namaz të sabahut me xhemat për shkak të filanit, sepse po na e zgjat shumë.” Ebu Mesudi thotë: “Kurrë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ më të hidhëruar gjatë këshillimit se atë ditë. Ai na tha: “O njerëz! Prej jush ka të atillë që i irritojnë të tjerët (nga xhamia) . Nëse dikush u prin njerëzve në namaz, të mos ua zgjasë, sepse në mesin e tyre mund të ketë të sëmurë, të shtyrë në moshë dhe të atillë që kanë nevoja!””