“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa Pejgamberi ﷺ po falej, vërejti pështymë nga kibla e xhamisë, prandaj e fshiu me dorë dhe tha i zemëruar: “Kur dikush është në namaz, Allahun e ka përpara vetes, andaj, gjatë namazit, askush të mos pështyjë përpara vetes!””