“Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Rebia ibn Ebu Abdurrahmani, e ky nga Jezidi, i çrobëruari i Munbaithit, se Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth gjësendeve të humbura, e ai iu përgjigj: “Njofto për të ndër njerëz për një vit të tërë dhe mbaje në mend mirë qesen dhe lidhësen e saj , pastaj shfrytëzoje. Nëse më vonë paraqitet pronari, ktheja.” - O i Dërguari i Allahut! Po delja e humbur? - pyeti beduini. - “Merre, sepse, ja e merr ti, ja vëllai yt , ja i mbetet ujkut.” - O i Dërguari i Allahut! Po deveja e humbur? - pyeti sërish beduini. I Dërguari i Allahut ﷺ u zemërua, saqë iu skuqën mollëzat, - ose ka thënë: iu skuq fytyra, - dhe tha: - “Ç'ke ti me të? Ajo mund të ecë vetë dhe ujin e ka me vete, derisa ta gjejë pronari i vet.””