“Mekiu na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Seidi. [t]: Muhamed ibn Zijadi më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Seidi, e këtij i ka treguar Salim Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e ky nga Busr ibn Seidi se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ bëri një veçane (në xhami), me rroba ose me hasër. Paskëtaj, i Dërguari i Allahut ﷺ filloi të falej brenda saj, e në atë rast një mori burrash vajtën për t'iu bashkëngjitur në namaz. Në natën vijuese vajtën prapë, por Pejgamberi ﷺ u vonua dhe nuk u doli fare. Ata filluan t'i ngrinin zërat dhe të hidhnin guralecë në derë. Pas pak, i Dërguari i Allahut ﷺ doli i zemëruar dhe u tha: “Teksa vepronit kështu, kisha frikë se ky namaz do t'ju bëhej obligim. Andaj, faluni nëpër shtëpitë tuaja, sepse namazi (nafile) më me vlerë për mashkullin është namazi që falet në shtëpi, përveç farzit.””