“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk quhet i fortë ai që triumfon mbi të tjerët, por, në të vërtetë, i forti është ai që përmbahet kur është i zemëruar.””