“Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Adij ibn Thabiti se Sulejman ibn Suredi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po qëndronim ulur me Pejgamberin ﷺ, dy burra filluan të grindeshin mes vete. Njëri prej tyre po e shante tjetrin i zemëruar, saqë fytyra i ishte skuqur. Pejgamberi ﷺ në atë rast tha: “Unë di një fjalë, të cilën, sikur ta thoshte, do t'i kalonte ajo që e ka kapluar; sikur të thoshte: “Eudhu bilahi mineshejtani rraxhim (Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit të mallkuar) .” Andaj, burrit në fjalë i thanë: “Vallë, a nuk po e dëgjon Pejgamberin ﷺ çfarë po thotë?!” Ai tha: “Unë nuk jam i çmendur.””