“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Muharib ibn Dithari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Besimtari i shëmbëllen një peme të njomë, gjethet e së cilës nuk bien e as shkunden.” Të pranishmit filluan t'i përmendin pemët e shkretëtirës, kurse unë për pak sa nuk thashë se fjala është për pemën e hurmës, mirëpo më vinte turp të flisja ngaqë isha djalosh i ri. Pejgamberi ﷺ më tutje tha: “Ajo është pema e hurmës.” Shuëbe transmeton nga Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ibn Omeri shton: “Kur i tregova Omerit (babait tim), tha: “Sikur të përgjigjeshe, do të ishte më e dashur për mua se sa e sa gjëra të tjera!””