“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Merhumi, e ky e ka dëgjuar Thabitin se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe ia propozoi atij veten (për martesë), duke i thënë: “A ke nevojë për mua?” Atëherë e bija e Enesit tha: “Sa e paturp!” Enesi ia ktheu: “Ajo është më e mirë se ti: ia propozoi veten të Dërguarit të Allahut ﷺ.””