“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga ibn Munkediri, e këtij i ka treguar Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë një burrë i kërkoi leje Pejgamberit ﷺ për të hyrë. Ai tha: “Lëreni të hyjë. Mjerë fisi për këtë bir!” - ose ka thënë: “Mjerë fisi për këtë vëlla!” - Por, kur hyri, Pejgamberi ﷺ i foli me fjalë të buta. Aishja i tha: “O i Dërguari i Allahut, për të the kështu e kështu, pastaj i fole me fjalë të buta!” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Oj Aishe! Personat më famëkëqij tek Allahu janë ata të cilët njerëzit i braktisin për t'u ruajtur nga poshtërsia e tyre.””