“Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Uleje, e këtij i ka rrëfyer Ejubi se Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë Pejgamberit ﷺ i dhuruan disa xhybe të mëndafshta të stolisura me ar, të cilat ua ndau shokëve të tij, ndërsa njërën prej tyre e veçoi për Mahremin. Kur ai erdhi, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Këtë e kam ruajtur për ty.” Ejubi (njëri prej transmetuesve) bëri me gjeste duke shprehur se rrobën ia kishte vënë përpara për ta shikuar, ndërkaq Mahremi kishte njëfarë vrazhdësie në personalitetin e tij. Hamad ibn Zejdi e transmeton nga Ejubi, - ndërkohë Hatim ibn Verdani thotë: “Na ka treguar Ejubi, - e ky nga Ibn Ebu Mulejke, e ky nga Misveri se ka thënë: “Pejgamberit ﷺ i erdhën disa xhybe të mëndafshta.””