“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Seid ibn Ebu Seid Makburi se Ebu Shurejh Kabiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin e tij: hisja e tij (në mikpritje) është një ditë e një natë, mikpritja (e pëlqyer) është tri ditë, e çfarë është më tepër se kaq, llogaritet lëmoshë. Ndërkaq, atij nuk i lejohet të qëndrojë aq gjatë sa ta ngushtojë mikpritësin.” Ismaili na ka thënë: “Maliku e përmend hadithin dhe shton: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë!””