“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu. [t]: Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Muhamed ibn Atiku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahman ibn Aufi se Hasan ibn Thabit Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i kërkoi Ebu Hurejrës të dëshmonte për të, duke i thënë: “O Ebu Hurejre! Po të bëj be në Allahun: A e ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “O Hasan, përgjigjju në emër të të Dërguarit të Allahut ﷺ (mbroje atë )! O Allah, ndihmoje atë me Shpirtin e Shenjtë (Xhibrilin) !” Po, - iu përgjigj Ebu Hurejra.”