“Esbegu na ka thënë: Më ka rrëfyer Abdullah ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Hejthem ibn Ebu Sinani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ndër ndodhitë e tij, përmendi Pejgamberin ﷺ të ketë thënë: “Vëllai juaj nuk thotë fjalë të kota”, - kishte për qëllim Ibn Revahën (poezitë e tij), i cili recitonte: "I Dërguari i Allahut në mesin tonë qëndron, Që në agimin e hershëm Kuranin e lexon. Pasi ishim të devijuar na mësoi udhëzimin, Në zemrat tona ka skalitur thellë besimin. Ajo çfarë ka thënë, do të ndodhë patjetër, Natën në namaz e kalon, e jo në shtrat fjetur, Ndërkohë jobesimtarët dergjen në shtretër.” Transmetimin e Junusit e fuqizon Ukajli nga Zuhriu, kurse Zubejdiu e transmeton nga Zuhriu, e ky nga Seidi dhe Arexhi, e këta nga Ebu Hurejra.”