“Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abde, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hasan ibn Thabiti i kërkoi leje të Dërguarit të Allahut ﷺ për t'i sulmuar idhujtarët me poezitë e tij, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ e pyeti: “E si do t'ia bësh me prejardhjen time (që është e përzier me të tyren) ?” Hasani i tha: “Do të të dalloj prej tyre, sikurse qimen që nxirret prej brumit.” Urve ka thënë: “Kur në prani të Aishes fillova ta ofendoja Hasanin (Ibn Thabitin), ajo më tha: “Mos e ofendo atë, se ai e mbronte të Dërguarin e Allahut ﷺ (me poezitë e tij).””