“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, Pejgamberi ﷺ vajti te disa gra të tij, ndër të cilat edhe tek Umu Sulejmi, e tha: “Vaj halli për ty, o Enxhesh! Kujdes me gastaret (gratë) gjatë grahjes së deveve (mbi të cilat ndodhen ato) !” Ebu Kilabe thotë: “E shihni sesi Pejgamberi ﷺ ka thënë ca fjalë të cilat, sikur t'i thoshte dikush prej jush, do ta përqeshnit.” Ai ka thënë: “Kujdes me gastaret teksa i nget (devetë) !””