“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Hakemi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur Pejgamberi ﷺ deshi të nisej për rrugë, e pa Safijen te dera e tendës së saj, shpirtërisht të thyer dhe të mërzitur, sepse i kishin ardhur menstruacionet. Pejgamberi ﷺ i tha: “Moj fatkeqe! Kështu do të na vonosh!” Pastaj tha: “A e ke kryer obligimin e ditës së kurbanit?” - kishte për qëllim tavafin e haxhit. Ajo tha: “Po.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Atëherë nisu, pra!””