“Abdullah ibn Mesleme transmeton nga Maliku, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e këtij i ka rrëfyer Ebu Murra, i çrobëruari i Umu Hani bint Ebu Talibi se Umu Hani bint Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Vitin kur u çlirua Meka, shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe e gjeta duke u pastruar, ndërsa vajza e tij, Fatimja, po e mbulonte me një rrobë (që të mos shihej) . E përshëndeta me selam e ai tha: “Kush është kjo?” - Jam Umu Hani, e bija e Ebu Talibit, - i thashë. - “Mirë se vjen, Umu Hani!” , - më tha ai. Pasi u la, i fali tetë rekate i mbështjellë me një rrobë të vetme dhe, kur e kreu, i thashë: - O i Dërguari i Allahut, vëlla im po pretendon se do të vrasë një burrë që unë e kam marrë nën mbrojtje, filanin, të birin e Hubejrës. - “Atë që e ke marrë nën mbrojtje ti, është edhe nën mbrojtjen tonë, oj Umu Hani” , - tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Umu Hani shton: “Kjo ka qenë në kohën e paradites (duhasë).””