“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, Abdulhamidi, shoku i Zijadit, dhe Asim Ahveli, se Abdullah ibn Harithi tregon se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ligjëroi në një ditë (të premte) me shi (dhe toka ishte bërë lloç). Kur muezini (gjatë ezanit) arriti te fjalët: “Haje alasalah, e urdhëroi (që në vend të këtyre fjalëve) të thërrasë: “Faluni në shtëpitë tuaja!” Njerëzit filluan të shikonin njëri-tjetrin, e ai u tha: “Këtë gjë e ka vepruar ai që ishte më i mirë se unë (Pejgamberi ﷺ), ndërkohë xhumaja është farz.””