“Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu, se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Bilali e thërret ezanin gjatë natës (para agimit) , andaj hani e pini derisa ta thërrasë ezanin Ibn Umu Mektumi.” Abdullahu thotë: “Ai (Ibn Umu Mektumi) ka qenë i verbër e nuk e thërriste ezanin pa i thënë ndokush: “Po zbardh agimi, po zbardh agimi.””