“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Halidi, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Bekrete se babai i tij Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë lavdëroi një tjetër në prani të Pejgamberit ﷺ, e në atë rast Pejgamberi ﷺ i tha tri herë: “Mjerë ti! Ia theve qafën shokut tënd! Nëse dikush duhet ta lavdërojë vëllanë e vet medoemos, atëherë le të thotë: “E konsideroj filanin të këtillë, ndërkohë Allahu e njeh më së miri dhe askënd nuk e lavdëroj para Allahut”, nëse i di vetë ato gjëra për të.””