“Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Vakid ibn Muhamed ibn Zejdi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mjerë ju! - Ose, Shuëbe thotë se transmetuesi para tij mund të ketë përmendur: Vaj halli për ju! - Mos u ktheni pas meje në kufër (mosbesim) e ta vrisni njëri-tjetrin.” Nadri transmeton nga Shuëbe se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: "Vaj halli për ju!” Ndërkaq, Omer ibn Muhamedi transmeton nga babai i tij se, ose ka thënë: "Mjerë ju!” , ose ka thënë: "Vaj halli për ju!””