“Sulejman ibn Abdurrahmani na ka thënë: Na ka treguar Velidi, e këtij i ka treguar Amër Evzaiu, e këtij i ka treguar Ibn Shihab Zuhriu, e ky nga Ata ibn Jezid Lejthiu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një beduin i tha: - O i Dërguari i Allahut! Më trego ndonjë gjë për hixhretin! - “Mjerë ti, hixhreti është gjë e vështirë! Por, më trego ti a ke ndonjë deve?” - Po, - tha ai. - “E jep zekatin e tyre?” - Po, - tha ai. - “E po, puno (qoftë) edhe përtej këtyre vendeve, sepse Allahu nuk do të ta pakësojë mundin aspak” , - tha Pejgamberi ﷺ.”