“Muhamed ibn Mukatil Ebu Haseni na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Evzaiu, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë vajti te Pejgamberi ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut, jam shkatërruar.” - “Mjeri ti!” - tha Pejgamberi ﷺ. - Kam bërë marrëdhënie intime me gruan time, në Ramazan (duke qenë agjërueshëm), - iu përgjigj ai. - “Liro një rob!” - S'kam, - tha ai. - “Atëherë, agjëro dy muaj rresht!” - S'mundem. - “Ushqeji gjashtëdhjetë të varfër!” - S'kam mundësi, - tha ai. Pejgamberit ﷺ i sollën një shportë me hurma, e në atë rast i tha: - “Merre këtë dhe jepe lëmoshë.” - Ndonjë më të varfri se unë, o i Dërguari i Allahut?! Betohem në Allahun se mes dy kodrave të Medinës nuk ka shtëpi më të varfër se familja ime, - tha ai. Pejgamberi ﷺ qeshi, saqë iu dukën dhëmbët, pastaj tha: “Merre ti, pra!” Transmetimin e Evzaiut e fuqizon Junusi nga Zuhriu. Po ashtu e transmeton Abdurrahman ibn Halidi nga Zuhriu se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: "Mjerë ti!””