“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, çfarë thua për një njeri që do dikë, por nuk e arrin dot (në mirësi)?” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Njeriu do të jetë me atë që e do.” Transmetimin e Xheririt e fuqizojnë Xherir ibn Hazimi, Sulejman ibn Karmi dhe Ebu Avane, nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili, e ky nga Abdullahu, e ky nga Pejgamberi ﷺ.””