“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dikush e pyeti Pejgamberin ﷺ: “Ndodh që një njeri të dojë dikë, por nuk e arrin dot (në mirësi)!” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Njeriu do të jetë me atë që e do.” Transmetimin e fuqizojnë Ebu Muaviu dhe Muhamed ibn Ubejdi.”