“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky nga Amër ibn Murra, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri e pyeti Pejgamberin ﷺ: - O i Dërguari i Allahut, kur është Kiameti? - “Çka ke përgatitur për të?” - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. - Nuk kam përgatitur për të shumë namaz, shumë agjërim a shumë lëmoshë, por e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ, - iu përgjigj ai. - “Ti do të jesh me ata që i do”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.””