“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Is'haku se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa ai dhe Ebu Talhai po ktheheshin me Pejgamberin ﷺ, i cili ishte i hipur në deve së bashku me Safijen, diku përgjatë rrugës deveja u pengua dhe Pejgamberi ﷺ së bashku me gruan e tij u rrëzuan nga deveja. Ebu Talhai kërceu nga deveja e vet dhe, me t'iu afruar të Dërguarit të Allahut, tha: “O i Dërguari i Allahut, Allahu më bëftë kurban për ty! Mos të ndodhi gjë?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Jo, por kujdesu për gruan !” Ebu Talhai e mbështolli fytyrën me një rrobë dhe u drejtua nga ajo. I hodhi rrobën e tij dhe ajo u ngrit. Pastaj ua rregulloi shalën dhe ata sërish hipën në deve. Vazhduan rrugën dhe, kur iu afruan Medinës, Pejgamberi ﷺ tha: “Të kthyer, të penduar, adhurues dhe falënderues ndaj Zotit tonë.” Vazhdoi ta thotë këtë derisa hyri në Medinë.”