“Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e këtij i ka treguar Ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burri i lindi një fëmijë, të cilin e emërtoi Kasim. I thamë: “Ne nuk do të të thërrasim me nofkën Ebu Kasim (nofka e Pejgamberit ﷺ) e as do të të nderojmë me të!” Kur Pejgamberi ﷺ u njoftua për këtë, tha: “Emërtoje djalin tënd me emrin Abdurrahman!””