“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Ibn Munkedirin se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një burri i lindi një fëmijë, të cilin e emërtoi Kasim.” I thanë: “Ne nuk do të të thërrasim me nofkën Ebu Kasim (nofka e Pejgamberit ﷺ) e as do të të nderojmë me të!” Kështu, ai shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi çfarë i kishin thënë, e ai iu drejtua: “Emërtoje djalin tënd me emrin Abdurrahman!””