“Is'hak ibn Nadri na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu se Ibn Musejebi transmeton se babai i tij ka thënë: “Njëherë, babai im vajti te Pejgamberi ﷺ, i cili e pyeti: “Si quhesh?” - Hazn (Pikëllim), - iu përgjigj ai. - “Le të jetë emri yt Sehël (Lehtësim) ”, - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ. - Nuk do ta ndërroj emrin që ma ka vënë babai im, - tha Hazni. Ibn Musejebi thotë: “Qysh atëherë, pikëllimi vazhdoi të jetë i pranishëm ndër ne.” Ali ibn Abdullahu dhe Mahmudi na kanë thënë: “Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri nga Zuhriu, e ky nga Ibn Musejebi nga babai i vet, e pastaj nga gjyshi.””