“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur lindi Mundhir ibn Ebu Usejdi, e sollën te Pejgamberi ﷺ, i cili e vuri mbi kofshën e tij, ndërsa (babai i tij) Ebu Usejdi rrinte ulur. Ndërkohë, Pejgamberi ﷺ u zu me diçka që kishte përpara dhe Ebu Usejdi urdhëroi që i biri i tij të largohej nga prehri i Pejgamberit ﷺ.” Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u lirua, pyeti: - “Ku është foshnja?” - E kthyem, o i Dërguari i Allahut, - iu përgjigj Ebu Usejdi. - “Si e emërtuat?” - Filan (transmetuesi nuk ia përmendi emrin). - “Jo, por emri i tij le të jetë Mundhir!” - tha i Dërguari ﷺ. Që atëherë ai u quajt Mundhir.””