“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Husajn ibn Abdurrahmani, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi se Xhabir ibn Abdullah Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Emërtoni me emrin tim, por jo me nofkën time. Kjo, se unë jam shpërndarës (kasim): shpërndaj pasuritë mes jush.” Këtë e transmeton edhe Enesi nga Pejgamberi ﷺ.”