“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e këtij i ka treguar Ebu Husajni, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Emërtoni me emrin tim, por jo me nofkën time. Ai që më sheh në ëndërr, më ka parë realisht, sepse shejtani nuk paraqitet dot në pamjen time. E, ai që gënjen për mua qëllimisht, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr. ””