“Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejd ibn Abdullah ibn Ebu Burde, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Më lindi një fëmijë dhe e çova te Pejgamberi ﷺ. Ai ia vuri emrin Ibrahim dhe mori një hurmë, të cilën e përtypi dhe me lëngun e saj ia fërkoi qiellzën. Pastaj u lut që ai të bëhet i begatë dhe ma ktheu. Ai ishte fëmija më i madh i Ebu Musait.””